Nis fushata që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik në mesin e qytetarëve të Kosovës mbi rreziqet e migrimit të parregullt.
Me këtë rast u tha se migrimi ilegal nuk është zgjidhje për kosovarët, ngase u vlerësua se Kosova është vendi i mundësive dhe rinia duhet ta shoh të ardhmen këtu dhe jo jashtë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, fillimin e kësaj fushate e vlerësoi si ngjarje të rëndësishme për arsye se Kosovës ka pësuar një lëvizje të madhe të emigrantëve gjatë periudhës se vitit 2014.
“Për një periudhë unë kujtoj që morëm vetën me ndihmën e BE-së dhe kujtoj se për një periudhë të shkurt kohore ia dolëm që të vëmë situatën ne kontroll për migrimin e paligjshëm. Këtë numër të madh të emigrantëve të paligjshëm e mundësoi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dje Serbisë pat efekt të keq sidomos kanali korridori qe u mundësonte qytetarëve të Kosovës të arrijnë ne kufijtë e jashtëm të zonës shengen”, tha ministri Hyseni.
Ai përpos që tha se numri i emigrantëve është zvogëluar, tha se për liberalizimin e vizave të Kosovës ka mbetur vetëm ratifikimi i demarkacionit, por nuk përmendi kushtin tjetër të cilin BE-së e që është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kemi përmbush shumë kushte na ka mbetur vetëm ratifikimi i demarkacionit. Po besoj shumë shpejt që edhe ky kusht do të plotësohet sepse është e padrejtë që populli më proevropianë të mbetet jashtë Bashkimit Evropian”, ka thënë Hyseni.
Në anën tjetër shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se kjo kampanjë ka për qëllim të sjell informata për qytetarët e Kosovës, duke iu thënë atyre se migrimi ilegal nuk është zgjidhje, dhe sipas saj një rrugë e tillë ilegale është e rrezikshme.
“Kampanja ka për qëllim të sjell informata për imigrimin ilegal në BE dhe dëshirojmë të japim një ushqim për mendim sepse Kosova është vendi mundësive dhe si qytetarë të rinj duhet të shohin të ardhmen këtu dhe jo jashtë Kosovës. BE është duke punua për të gjetur një zgjedhje për migrim për të mbrojtur shtet e BEE edhe pse Kosova nuk është ndikuar drejtpërdrejt me krizën e emigrantëve edhe pse gjatë vitit 2015 ka pasur ikje rreth 70 mijë qytetarë”, ka thënë Apostolova duke shtuar se qëllimi i vetëm i BE është që të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët e Kosovës.
Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, tha se ky program është efektiv duke përmendur se kjo fushat ka filluar nga prilli i vitit të kaluar.
“Fuqizimi qytetarëve të Kosovës në migrim është përafrimi mes BE-së dhe Kosovës. Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij projekti. Procesi i migrimit ka nevojë për përpjekje dhe udhëzime dhe ne jemi këtu të iu ndihmojmë sepse BE është e gatshme për të integruar Kosovën. Informimi i publikut është krucial apo primar sepse qytetarët duhet të dinë se migrimi është i rrezikshëm”, tha Willems.
Kjo fushatë u bë në kuadër të projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja “Forcimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”, i zbatuar nga institucionet partnere nga Holanda, Austria dhe Suedia dhe në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme
Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është të rrit efikasitetin dhe efektivitetin në menaxhimin e migracionit në përpurthje me linjat e BE-së, praktikat dhe prioritetet e zhvillimit të Kosovës.