Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka pasur një paralajmërim nga një person për sulm në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut.
“Informojmë qytetarët se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar pas paralajmërimit për sulm, nga momenti që një person është paraqitur më 16:45 në sportelin e TKM”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se të gjitha hyrjet në Teatrin Kombëtar janë bllokuar për shkak të denoncimit.
Nga MPB bënë thirrje qytetarët të qëndrojnë të qetë, ndërsa mediat t’i përcjellin informacionet e sakta.