Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është e qëndrueshme dhe qytetarët nuk kanë arsye të kenë frikë.
Kështu të paktën ka thënë shefi operativ i Policisë së Kosovës për Veriun, Zeljko Bojiq, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë për “Radio Kontakt Plus” se gjendja e sigurisë në komunat e Mitrovicës së Veriut është e qetë
Bojiq ka rikujtuar se ditëve të fundit nëpër këto zona nuk është shënuar asnjë incident serioz.
Megjithatë Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjatë ditës së djeshme paralajmëroi qytetarët e saj se duhet të shmangin lëvizjet në veri, pasi situata është e tensionuar.
“Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar”, thuhej në një deklaratë të kësaj ministrie.
E duke aluduar në këto deklarimi, ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin kërcënoi duke thënë se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës.
Madje ai theksoi se shërbimet serbe i kanë vërtetuar pretendimet e shtetit gjerman.
Ndaj Vulinit, reagoi Enver Hoxhaj i cili tha se deklaratat e tij janë kërcënim për Kosovën.