Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme e kanë mohuar se Afrika Qendore e ka tërhequr njohjen e Kosovës, derisa kanë thënë se edhe këtë herë po bëhet propagandë nga shteti serb.
Ndërkohë, sot Daçiqi tha se e ka edhe notën zyrtare të tërheqjes.
Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka thënëse lajmet kinse Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen e Kosovës janë vetëm propagandë e Daçiqit. Thotë se ësthtë shumë e parëndësishme se çka thotë Daçiqi.
“Është shume e parëndësishme se çka thotë Daçiq. Mashtrimet e tij i kanë parë të gjithë se si kanë rezultuar në të kaluarën. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me te gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën por edhe me ato që pashmangshëm do ta njohin shtetin tonë. Propaganda e Daçiq nuk ka fare ndikim në zhvillimet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Zyberaj për Express.
Ndryshe, diplomati serb gjatë një interviste televizive ka pretenduar se ka marrë një notë diplomatike Republika e Afrikës Qendrore për tërheqjen e njohjes ndaj pavarësisë së Kosovës.
“Unë informoj publikun se Republika e Afrikës Qendrore është vendi i 14-të që ka rafinuar pozicionin e saj për të mos njohur Kosovën”, ka thënë Daçiq.
Tutje, Daçiq shtoi se kishte qenë në Afrikën Qendrore vitin e kaluar.
Sipas pretendimeve të Daçiq ky është vendi i 14-të që tërheq njohjen e Kosovës.