Ministria e Punëve të Jashtme në një prononcim për “Zeri.info” e ka konfirmuar ndalimin e Ramush Haradinajt. MPJ ka bërë me dije se janë duke punuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.
“Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletarrestë të Serbisë të vitit 2004 që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë”, ka thënë Bashmir Xhemaj, Shef i Kabinetit të Ministrit Hoxhaj.