Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka ndaluar hyrjen në Kosovës, zyrtarit nga Qeveria e Serbisë, Aleksandër Vulin.
Burime nga MPJ thonë se arsyeja e ndalesës së kësaj vizite, të paralajmëruar për nesër është për shkak të deklaratave të tij provokuese në vizitat paraprake.
Kjo është hera e katërt që Vulinit i refuzohet kërkesa për vizitën në Kosovë. Vetëm para disa ditësh, Vulinit i është refuzuar një kërkesë tjetër për vizitë në Kosovë.
Hoxhaj edhe më herët ka deklaruar se nuk do të lejohen zyrtarë të cilët nuk i përmbahen rregullave të marrëveshjes për vizitat zyrtare të arritur në Bruksel.