Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar se kanë marrë vendim që të ulin tarifat për pajisje me pasaporta, letërnjoftime e shërbime të tjera në konsullata e ambasada të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Krahas kësaj, ajo ka thënë se do të lehtësohen edhe procedurat burokratike për rifitimin e shtetësisë, ndërsa nga ky vendim ka thënë se përfitojnë mërgimtarët.
Pas këtij vendimi pajisja me letërnjoftim biometrik nga 50 euro bëhet 30 euro, pajisja me pasaportë nga 150 euro në 100 euro, kurse rikthimi i shtetësisë së Kosovës do të ketë kosto zero.
“Qindra mërgimtarë kanë filluar të mbushin rrugët e Kosovës, në këtë mënyrë pasurojnë zemrat tona. Me liberalizimin e vizave është shtuar edhe më shumë numri i qytetarëve për të vizituar familjet e tyre, turizëm apo për çështje të biznesit. Republika e Kosovës është përkushtuar që të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e të gjitha shërbimeve konsullore”.
“Janë ulur tarifat për pajisjet me pasaporta, letërnjoftime, certifikata. Ka hyrë në fuqi në qershor ligji për dy shtetësinë, jo vetëm që është bërë ulja e tarifave por edhe lehtësimi i shërbimit. Jemi të ndërgjegjësohem se sa të dhimbshme kanë qenë proceset. Rifitimi i nënshtetësisë së Kosovës lidhet me shumë të drejta siç është për të votuar, ky hap që kemi marrë nuk është i detyrueshëm për askënd, zemra është e hapur për mërgatën, shërbimet janë përshpejtuar. Të gjitha qytetarët e Kosovës të cilët nuk e e kanë nënshtetësinë e Kosovës, në numrin e tyre personal mund të regjistrohen. Mërgata jonë është e integruar shumë. Të dhënat për regjistrim përdorën vetëm për qëllime të regjistrimin dhe për asnjë qëllim tjetër”, ka thënë Gërvalla.