Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e
Republikës së Kosovës (MPJD), duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë (Nr.01/07) për
marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19 (Coronavirus), pezullon
përkohësisht apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve, me përjashtim të
rasteve emergjente.
Ju bëjmë të ditur qytetarëve se, vlerësohen emergjente vetëm
ato raste që kanë të bëjnë me shërim jashtë vendit (dëshmi mjekësore), tërminet
e caktuara në ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës (dëshmi termini) dhe
udhëtimet jashtë vendit drejtë shteteve me të cilat nuk janë pezulluar hyrje-daljet
(dëshmi, bileta e aeroplanit dhe të tjera).
Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës vlenë nga data 16 mars
2020 deri më datën 27 mars 2020. Prandaj, luten të gjithë qytetarët që të kenë
mirëkuptim deri në marrjen e një vendimi tjetër.