MPJD sqaron: Qytetarët nga diaspora me vendbanim në Kosovë nuk i nënshtrohen testit PCR

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

MPJD në një komunikatë drejtuar mediave sqaron se qytetarët nga diaspora me vendbanim në Kosovë nuk i nënshtrohen testit PCR

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë njoftojnë qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, se nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR” thuhet në komunikatë

Mes tjerash MPJD sqaron se qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ. Përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC).

MPJD dhe MSH bëjnë me dije se asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrëfarë karantine apo izolimi 14 ditorë.
Ndërsa ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatë (7) ditë në vetëizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme