MPMS përkrah punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 11:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë sw Mirëqenies Socile, Shoqërisë Ndërkombëtare për Bashkëpunim GIZ, Down Syndrome Kosova dhe Drejtorisë Regjionale e IB Jugperëndim e cila ka pwr qwllim punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Ministri Abrash tha se ky projekt “Përkrahja e punësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe krijimi i mundësive të barabarta në tregun e punës”, do të krijojë mundësi punësimi dhe trajnimi profesional për një numër të personave me aftësi të kufizuar.

Ai gjithashtu tha se ky projekt do të rris bashkëpunim ndërinstitucional dhe joqeveritar, përmes zhvillimit të partneriteteve me bizneset në nivel lokal dhe përmes këtij projekti do të krijohen mundësi të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në punësim dhe aftësim profesional.

“Ky projekt do të zbatohet në partneritet me organizata vendore dhe ndërkombëtare, për zbatimin e një programi të trajnimit dhe krijimit të mundësive për punësim për personat me aftësi të kufizuara, që do të ofrojë punësim të qëndrueshëm për këtë kategori të shoqërisë. Do të rrisim  bashkëpunim ndërinstitucional dhe joqeveritar, përmes zhvillimit të partneriteteve me bizneset në nivel lokal dhe përmes këtij projekti do mundësim punësimin e qëndrueshëm për personat me aftësi të kufizuar”, tha Abrashi.

Drejtori i IB-së Micheal Thiele, tha se organizata IB përkrahë arsimin e të hendikepuarëve. Ai theksoi se në të gjithë Evropën është gjendja e punësimit e njëjtë për personat me aftësi të kufizuar.

“Në të gjithë Evropën është e njëjta situatë, është vështirë të gjendet një gjendje më e mirë për këta persona. Ky formacion I shoqërisë është i njëjtë. Një vend pune për këta persona është vështirë të gjendet. Jemi 14 mijë bashkëpunëtorë duke e falënderuar edhe kryqin e kuq Gjerman. Jemi organizatë që kemi në fokusin tonë mirëqenien e njeriut dhe nuk përcjellim mesazhe fetare. Të gjithë jemi njësoj”, tha Thiele.

Drejtoresha ekzekutive e Down Sindrom Kosova, Sebahate Beqiri tha se pavarësisht që Kosova i ka të gjithë ligjet të cilat mbrojnë këta persona, por ende kemi shumë sfida të mëdha në jetën e përditshme të këtyre personave me aftësi të kufizuar. Ajo i vuri theks të veçantë mos punësimit të këtyre personave.

“Një pengesë tjetër përpos ajo e mos punësimit është edhe mungesa e trajnimeve adekuate, profesionale në bazë të nevojave që kanë persona me aftësi të kufizuar. Përpos institucioneve shtetërore edhe sektori privat duhet të u mundësoj këtyre personave një punë të përhershme në mënyrë që t’i bëjmë të besojnë se ata mund të jenë të barabartë njësoj sikurse të gjithë ne”, tha Beqiri tek sa fliste për nevojat e këtyre personave të prekur me sindromën Down.

James Macbeth Forbes, ka thënë që kjo marrëveshje të cilën po e bëjmë  po mundëson integrimin e personave më aftësi të kufizuar edhe më shumë në shoqëri.

“Pamarrë parasysh se çfarë lloji i personit je ke nevojë për punë që të ndiesh vetën i dobishëm. Në këtë vend ndoshta mund të jetë e vështirë të jesh i suksesshëm, të gjesh punë por nuk është ë vështirë që t’i ndihmosh tjetrit”, tha Macbeth.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në zyret e GIZ-it në Prishtinë.

abrashi

 

Të ngjashme