Trepça 89 ka befasuar kampionin e Superligës, Dritë, duke e mposhtur atë me rezultat 2-1.
Zeki Ademi në minutën e 14-të shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa Adenis Shala ka dyfishuar epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë, transmeton lajmi.net.
Drita në pjesën e dytë u mundua disa herë që të rikthej rezultatin, mirëpo kanë arritur që të shënojnë vetëm një gol përmes Kastriot Rexhës.
Theksojmë se kjo ndeshje u zhvillua në qytetin e Gjilanit dhe tani Trepça është ngritur në pozitën e pestë në tabelë.
Pas kësaj humbje, Ballkani ka mundësi që të marrë vendin e parë, duke u barazuar me Dritën me pikë (nga 44) nëse fiton ndeshjen e ardhshme.