MSh dhe UNFPA me projekt për skriningun e kancerit të mitrës

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 12:42 | Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku dhe përfaqësues të tjerë nga departamentet e MSh-së dhe të Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, pritën sot konsulentin e UNFPA-së, Dr. Philip Davis, të shoqëruar nga zyrtarët e Zyrës së UNFPA në Kosovë, me të cilët bisedoi për projektin pilot të skriningut të kancerit të qafës së mitrës që po zhvillohet në komunën e Prishtinës, që po mbështetet nga kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim është biseduar edhe për tema të tjera ndërlidhen me Programit për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.

Zëvendësministri Sadiku falënderoi UNFPA-në për mbështetje të projektit pilot për kancerin cervikal në komunën e Prishtinës, që si program është edhe pjesë e Planit për Kontroll të Kancerit, duke shprehur gatishmërinë e MSh-së që të vazhdohet me projekte të tilla të cilat për qëllim kanë parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, në mënyrë specifike kancerit të qafës së mitrës në Kosovë.

Arsyet pse Ministria zhvillon dhe mbështet me partnerët këto projekte, theksoi ai, është se Kosova ka një popullatë shumë të re ku gjysmën e saj e përbën gjinia femërore dhe, “parandalimi dhe zbulimi i hershëm janë rruga më kost-efektive për adresimin e kësaj çështjeje”.

Ai e ka njoftuar z. Philip edhe me strukturën organizative të shërbimeve onkologjike në Kosovë, projektet për avancimin e shërbimeve në këtë fushë, ndërlidhur me fuqizimin edhe me shërbimet e tjera që i kontribuojnë adresimit gjithëpërfshirës të sëmundjeve malinje, si patologjia, histologjia dhe disiplinat e tjera.

Philip Davis nga an e tij shprehu kënaqësinë e tij që projekti pilot për skriningun e kancerit të qafës së mitrës në komunën e Prishtinës është përkrahur nga Ministria dhe si i tillë, vlerësoi ai, se kontribuon përveç parandalimit dhe zbulimit të hershëm edhe kost-efektivitetit të shërbimeve shëndetësore, duke njohur faktin se parandalimi dhe zbulimi i hershëm ulin shpenzimet që mund të dalin nga diagnostikimi i vonuar dhe mjekimi më pastaj i rasteve.

Ai është interesuar për Planin për Kontroll të kancerit, projektet që lidhen me edukimin shëndetësor, strukturën organizative të shërbimeve shëndetësore në fushën e shëndetit publik, shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe edukimin e vazhduar të profesionistëve shëndetësor, etj.

Davis tha se është shumë e rëndësishme që të krijohet një strukturë e përhershme që do të udhëheq programet e skriningut e cila do të mund të shërbejë për skriningun e të gjitha llojeve të kancerit, me theks kancerin cervikal, atë të gjirit dhe kancerin kolorektal.

Kurse, shefja e UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Nimani ka shprehur besimin që bashkëpunimi dhe projektet pilot do ta kenë qëndrueshmërinë e tyre dhe do t’i shërbejnë parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme