Brenda disaditësh Ministria e Shëndetësisë ka tentuar të keqpërdorë buxhetin publik në blerjen e dy produkteve mjekësore, shkruan sot Koha Ditore.
Ka përzgjedhur fituesit e tenderëve me çmime shumëfish më të shtrenjta sesa çmimi real i tyre. Një gjë e tillë cilësohet si e jashtëligjshme me Ligjin e Prokurimit Publik, që e rregullon këtë çështje.
Nëse krahasohen çmimet e fituesve të tenderit për këto produkte del që janë shumëfish më të shtrenjta edhe sesa produktet në tregun privat – barnatore, por edhe shumëfish më të shtrenjta se të njëjtat produkte që janë blerë nga MSH-ja vitet e kaluara.