MSh-ja ia siguron QKMF-së në Istog një autoambulancë dhe materiale shpenzuese kundër Covid-19

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ministria që udhëheq i ka siguruar një autoambulancë dhe mjete shpenzuese kundër koronavirusit QKMF-së në Istog.

Zemaj thotë se përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, investimet në ngritjen e cilësisë janë të nevojshme.

“QKMF-së në Istog, i kemi siguruar një autoambulancë dhe si më parë kemi dërguar edhe matrial shpenzues të konsiderueshëm kundër Covid 19, për nevojat e personelit shëndetësor dhe qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore në mjekësinë primare”.

“Përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, investimet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë nivel të përkundesjes, shtojnë cilësinë në tërë sistemin shëndetësor. Respekt për profesionistët shëndetësorë që veprojnë të parët në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!” është shprehur Zemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme