MSH-ja thotë se insulina që përdoret tek pacientët “i plotëson standardet”

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 09:04 | Nga

Para se të nënshkruhej tenderi për furnizim me insulinë rreth dy vjet më parë, QKUK-ja pas një kërkese të Agjencisë Kundër Korrupsionit pati deklaruar se ka dyshime për cilësinë e insulinës Biotin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Atëkohë ky produkt as nuk ishte përdorur kurrë nga pacientët kosovarë përmes spitaleve publike e as nuk ishte në shitje në tregun privat.

Pasi Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar këtë kontratë, disa endokrinologë publikisht e kanë vënë në dyshim cilësinë e këtij produkti.

Por të premten në Kosovë është kthyer përgjigjja e një laboratori të licencuar në Kroaci, i cili, sipas MSH-së, vërteton se bari ka parametra adekuatë të cilësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme