MSH: Karvani i vaksinimit nuk ndalet

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se Karvani i vaksinimit pas Prizrenit e Mamushës dje, sot ka vazhduar vaksinimin në komunën e Suharekës.

Ky aktivitet i organizuar nga MSh e IKSHPK me përkrahjen e OBSh-Zyra në Prishtinë, nxit dhe promovon vaksinimin kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuesr dhe vaksinimin kundër Gripit sezonal.

Postimi i Plotë:

Karvani i vaksinimit nuk ndalet

Pas Prizrenit e Mamushës dje, Karvani i vaksinimit ka vazhduar sot në komunën e Suharekës. Ky aktivitet i organizuar nga MSh e IKSHPK me përkrahjen e OBSh-Zyra në Prishtinë, nxit dhe promovon vaksinimin kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuesr dhe vaksinimin kundër Gripit sezonal.

Qytetarëve u bëhet thirrje të vaksinohen, sepse së fundi vërehet rritje e rasteve me COVID-19, ndërkohë që ende jemi në sezonën e Gripit.

Ruaje veten-VAKSINOHU!

#MSh

Të ngjashme