MSh: Ministri Rrahmani nuk bleu orë 1 300 euro

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 10:02 | Nga

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me shkrimet e publikuara dje në disa portale se “ministri Imet Rrahmani ka blerë telefon celular në vlerë prej 1300 euro”.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë publikun se në rastin e kontratës së publikuar lidhur me (disa) telefona mobilë nuk bëhet fjalë fare për telefon të blerë personalisht për nevoja të Ministrit të Shëndetësisë. Ajo çfarë ka dalë nga autori i kësaj dezinformate në media paraqet një përpjekje për të denigruar personalitetin e një zyrtari të lartë shtetëror në një periudhë të ndjeshme politike, ndërkohë që nga kontrata e publikuar, vërehet qartë se nuk bëhet fjalë për një telefon, siç interpretohet sipërfaqësisht, e aq më pak për telefon dedikuar Ministrit”, thuhet në reagim.

Sipas MSH-së, edhe kërkesa për furnizim me disa telefona mobilë nuk ka të bëjë fare me Ministrin, por për zyrtarë të tjerë të Ministrisë dhe si e tillë është bërë në janar 2017.

“Ministri Rrahmani respekton lirinë e shprehjes së medieve, por në të njëjtën kohë konsideron se mbijetesa dhe qëndrueshmëria e medieve të lira sigurohet përmes informimit të drejtë dhe korrekt dhe jo duke dezinformuar në funksion të qëllimeve të ulëta dhe denigruese ndaj dikujt”, përfundon reagimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme