Për grevën në shëndetësi ka reaguar Ministria përkatëse e cila nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se po e përcjell me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësorë dhe se gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre.
Komunikata e plotë:
Ministria e Shëndetësisë po e përcjell me vëmendje grevën e punonjësve shëndetësor dhe gjatë këtij viti ka punuar për kërkesat e tyre.
Për këtë qëllim, është punuar në Projektligjin për pagat në sektorin publik, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvend.
Tani, MSh pret të miratohet buxheti për vitin 2019 dhe t’i hapet rruga për kalim në Kuvend edhe Projektligjit për pagat në sektorin publik.
Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor.
Krahas angazhimeve të tjera, në këto momente duhet të mendojmë dhe të kujdesemi edhe për gjendjen dhe trajtimin korrekt të pacientëve tanë, duke u angazhuar njëkohësisht që të sigurohet më e mira edhe për profesionistët shëndetësor të gjitha niveleve.
MSh konsideron se të gjitha problemet mund të zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe dialogut social.