MSh siguron 85 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 10:54 | Nga

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se bazuar në Planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.

Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen, njofton kjo ministri.

Prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, 85 000 janë vaksina për të rritur, ndërsa 500 të tjera janë vaksina për fëmijë (pediatrike) kundër gripit.

Vlera financiare e këtyre vaksinave të siguruara është 478. 670.00 €.

Ministria në fjalë u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme