MTI-ja dhe BE-ja me program për mbështetjen e ndërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 11:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi COSME ka organizuar konferencën “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”. Ky program ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Programi Cosme synon të mbështes ndërmarrësinë dhe konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha programi në fjalë është një mundësi e mirë për të promovuar ndërmarrësin dhe për te përmirësuar ambientin afarist për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Në cilësinë e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë ju siguroj që prioritet kemi zhvillimin e kapaciteteve ekonomike në Kosovë dhe keni përkrahjen e plotë nga ana jonë në mënyrë që të arrijmë t’ju mundësojmë bizneseve të realizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda ekonomisë vendore po ashtu edhe në ekonominë ndërkombëtare. KIESA si Agjenci për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosova, në kuadër të aktiviteteve të saja ka edhe programin COSME, për të cilin program paguan obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe njofton komunitetin e biznesit për mundësitë e përfitimit nga programi COSME”, tha ministri Shala, raporton EO.

Ai tha se MTI-ja, në mënyrë të vazhdueshme po punon që Kosovën të bëhet vend ideal për të bërë biznes.

“Njëkohësisht, ja vlen të ceket roli i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore i cili ka garantuar mbi 1 mijë kredi në vlerë prej afër 52 milion euro, në gjysmën e pare të këtij viti, për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Këto kredi nuk do të lëshoheshin pa garancinë e Fondit Kosovarë”, tha ai.

Sipas tij, Programi i COSME-s është edhe një mundësi më e madhe për t’ju mundësuar ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve të rijnë për tu zhvilluar edhe më tutje.

“Të përdoren fondet si COSME dhe të ngjashme për të intensifikuar dhe më tutje qasjen në tregje ndërkombëtare dhe rajonale”, tha Shala.

E, Sotiraq GUGA, Ekspert i Projektit të BE-së, foli për qasjen financiare të këtij projekti, rëndësinë dhe lidhur me atë se kush mund të jetë përfitues nga ky projekt.

“Programi Cosme synon të mbështes ndërmarrësinë dhe konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Janë instrumente financiare, janë fonde që mbështesin politikë të caktuar të BE-së. Mbështesin politika nga më të ndryshme (Arsimi, kulturë, biznesi, punësimi etj)

Ai tha se koncepti i programit e ka fillesën e një Evrope pa kufi.

“Nuk flasim për kufij administrativ por një territor i BE-së që u jep të gjitha të drejta të barabarta në të gjitha shtetet. Ideja e programit  janë fondet, instrumentet financiare. Thelbi i këtyre është bashkëpunimi. Kjo jep mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. IPA është një program që mbështet proceset e zhvillimit në një vend të caktuara. IPA kryesisht fokusohet në aspektet institucionale. Lajmi i mirë është se Kosova merre pjesë në katër programe evropiane”, tha ai.

Ai tha se pjesëmarrja në këto programe është shumë konkurruese, por kërkon shumë kualitete.

“Programi Cosme, ofron garanci financiare për bankat. Institucionet financiare ndërmjetësuese do të jenë përfitues të këtij projekti. Fondi ofron mundësi për garanci direkte”, tha ai.

href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FEkonomiaOnline%2Fvideos%2F338770536708328%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen=”allowfullscreen”>

Të ngjashme