Bursat botërore u mbyllën në rënie vigjiljen e Krishtlindjeve. Në Wall Street, indeksi Dow Jones humbi më shumë se 650 pikë, ndërsa indeksi Nasdaq dhe SP 500 ranë me mbi 2 për qind.
Titujt në tregje po i drejtohen dhjetorit më të keq në histori, që prej Depresionit të Madh në vitet 1920-1930, përcjell Telegrafi.
Dow Jones mbylli javën më negative, që prej krizës së vitit 2008, ndërsa Nasdaq ka hyrë zyrtarisht në një trend rënës, për shkak se ka rënë me mbi 20 për qind në një periudhë të shkurtër.
Kriza është shtrirë edhe në Azi, ku indeksi Nikkei e Japonisë ra me 5 për qind, ndërsa në Kinë, bursa e Shangait e mbylli ditën në humbje me 0.9 për qind. Investitorët po i tremben një ngadalësimi të rritjes ekonomike botërore, që i shtohet frikës së luftës tregtare SHBA-Kinë dhe rezultatit të paparashikueshëm të BREXIT-it.