Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Nikolla uron besimtarët myslimanë: Sakrifica e durimi sjellin rritjen shpirtërore

Prishtinë | 10 Mar 2024 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se sakrifica, vullneti e durimi sjellin rritjen shpirtërore!

“Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë të kenë shëndet e gëzime në familjet e tyre. Nevoja dhe tradita për të dashur e mbështetur njeri-tjetrin tejkalon çdo besim e komunitet fetar dhe zbukuron jetët tona.

Mozaiku fetar është një pasuri kulturore e kombëtare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Sakrifica, vullneti dhe durimi që besimtarët dëshmojnë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit, sjellin rritjen shpirtërore, na afrojnë me njeri-tjetrin dhe lehtësojnë përballimin e vështirësive te jetës. Agjërim të lehtë e të pranuar!”- shkruan Nikolla.

Të ngjashme