Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar mirëmbajtësit e hapësirave publike nëpër fshatrat e Suharekës dhe atyre u ka premtuar furnizimin me mjete teknike të punës.
“Jam takuar me mirëmbajtësit e hapësirave publike të fshatrave, me të cilët kam bashkëbiseduar për punën e tyre që ata do të bëjnë nëpër fshatrat e tyre. Ata do t’i kenë edhe mjetet teknike të punës, që i duhen gjatë orarit të punës”, ka shkruar Muharremaj.