Në komunën e Suharekës janë 102 raste të prekura me Coronavirus dhe 5 të vdekur. Ndërsa raste aktive janë 32. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, gjendja e të infektuarave është stabile.
Muharremaj ka thënë se momentalisht në komunën e Suharekës janë 102 raste pozitive me COVID-19, prej tyre janë 5 të vdekur, ndërsa aktiv janë gjithsej 32 raste.
“Momentalisht të infektuar janë gjeneratat e moshuara. Kemi bërë gati repartin e vogël diku me 20 shtretër “, ka thënë ai gjatë një takimi që ka pasur me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi.
Sa i përket projekteve që janë në kompetencë të MKR-së, Muharremaj tha se janë Shtëpia e Kulturës dhe Stadiumi i qytetit, projekte me rëndësi për qytetin.
“Janë projekte me rëndësi për qytetarët e komunës ku po fillon faza e dytë e Shtëpisë së Kulturës, dhe kemi stadiumin e qytetit që do të kushtojë 400 mijë euro dhe renovimin e stadiumit të qytetit”, është shprehur Muharremaj.