Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se procesi mësimor në këtë komunë është duke u zhvilluar normalisht.
Muharremaj më tej ka shtuar se pas vizitës në shkollën “Drita”, Gelancë, ka shtuar se mësimi po vazhdon sipas programit.
Postimi i plotë:
Në mëngjes sapo e vizitova ShFMU “Drita” në Gelancë. Procesi mësimor po vazhdon sipas programit dhe rregullave që i kanë caktuar Ministria e Arsimit dhe Institucionet Shëndetësore.
Ne gjithmonë do ta kemi kujdesin e duhur, që procesi edukativo-arsimor të zhvillohet me standardet e kërkuara.