Muharremaj në Javor: Pastrimi i ambientit prioriteti ynë kryesor

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në një iniciativë me banorë për pastrimin e ambientit në fshatin Javor.

Muharremaj po respekton edhe masat e qeverisë kundër koronavirusit, ku po respekton distancën fizike dhe është i pajisur me masa mbrojtëse.

“Tani vazhdohet në Javor me iniciativën e banorëve në pastrimin e ambientit. Natyrisht, me masa mbrojtëse dhe me distancë fizike, ne po e mbrojmë natyrën nga mbeturinat dhe me çdo kusht do ta ruajmë atë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme