Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj disa problemve në Sallagrazhdë nga disa persona, tha se ata i kanë dëmtuar punimet.
Postimi i plotë:
Kjo është e patolerueshme.
Persona të pandërgjegjshëm natën i kanë dëmtuar punimet, që po bëhen në parkun e ri i cili po ndërtohet në Sallagrazhdë.
I ftoj Policinë e Kosovës që të marrin masa në zbardhjen e rastit dhe të veprojnë sipas ligjit.
Ky park do të rregullohet dhe bashkë me qytetarët do ta mbrojmë atë.
Prona publike mbrohet me ligj dhe askush nuk ka të drejtë ta cënoj apo dëmtoj atë.
Vullnetin për punë dhe angazhimin për ta zhvilluar komunën, nuk ka të drejtë askush ta ndalë dhe nuk do ta lejojmë.
Këtë park pasi të ndërtohet dhe i cili do të përurohet shumë shpejt, do ta gëzojnë qytetarët dhe brezat e ardhshëm.
Me respekt
Bali Muharremaj