Muharremaj: Punën e nisi para orës 8 të mëngjesit dhe e përfundoj në 8 të mbrëmjes

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, është një prej kryetarëve të komunave të vendit që del jo pak në teren.

Ai thotë se asnjëherë nuk shkon në zyrën e tij në komunë pa dalë në teren për të shikuar si është situate.

“Dal para orës 08:00 të mëngjesit në punë, dalë në teren më pas shkoj në komunë”, ka deklaruar Muharremaj në REPORTERI n’Komunë.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk e përfundon orarin e punës në ora 16:00. “Asnjëherë nuk shkoj në shtëpi para orës 19:00-20:00”, ka deklaruar ai.

Muharremaj tha se nuk del as në pauzë.

Të ngjashme