Muharremaj takohet me tifozët “Xhebrailat”, merr një dhuratë shumë domethënëse

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka takuar grupin e tifozëve “Xhebrailat”, me ç’rast këta të fundit i kanë bërë kryetarit një dhuratë flamurin e tyre, e cila është simbolikë e kësaj tifozerie.

“Kam marrë sot nga Klubi i tifozëve “Xhebrailat” një dhuratë shumë domethënëse për mua. Flamurin e tyre të cilin e kam dhuratë tashmë nga ta, është simbolika e organizimit të tifozërisë në qytetin tonë. Ata do ta përkrahin KB “Ylli” dhe KF “Ballkani”. Nga sot e tutje, presim vetëm fitore nga klubet tona”, ka shkruar Muharremaj.

Të ngjashme