Muharremaj takon familjet e dëshmorëve

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me rastin e festave të fundvitit, ka takuar familjet e dëshmorëve, të cilëve u’a ka uruar këto festa me dëshirën më të mire, duke i falënderuar për kontributin e më të dashurve të tyre për lirinë e Kosovës.

Ai, gjatë takimit me familjet e dëshmorëve është shprehur:
“Sot i kemi takuar familjet e dëshmorëve për të shfaqë urimin më të mirë për festat”.

“Liria e sotme që po e gëzojmë është falë sakrificës së familjarëve të tyre, të cilët treguan se si nderohet atdheu”.

“Institucionet tona dhe secili prej nesh, duhet tu mbetet përherë mirënjohës.

Lavdi e përjetshme dhe qoftë i paharruar kujtimi për ta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme