Kryetari i komunës së Suharekës, Bli Muharremaj në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se të hyrat vetanake kanë shënuar rënie, shkaku i pandemisë.
Madje sipas tij, viti 2021 do të jetë vit i vështirë për komunën e Suharekës.
“Edhe gastronomia është duke punuar mirëpo ka rënie të hyrave vetanake dhe nuk do të jetë ky vit i lehte për komunën e Suharekës”.
Ai tha se buxheti ka kaluar dhe janë duke u përgatitur për 40% të tenderëve që do të startojë në prill të këtij viti.
“Buxheti ka kaluar me 24 shtator dhe ne jemi duke u përgatitur për me shpall 40% të tenderëve dhe besoj që ka fillimi i prillit do të startojmë me punë”.
“I kemi 42 fshatra në planifikim të buxhetit. Kemi në infrastrukturë,salla sportive, parqe edhe çerdhe për fëmijë”.
Ai tha se gjendja në sektorin e arsimit është stabile sepse janë duke punuar sipas rekomandimeve të IKShPK-së.
“Te sektori i arsimit e kemi gjendjen të qetë dhe stabile. Momentalisht janë duke punuar sipas rekomandimeve të IKShPK-së”.
Ai apeloi te qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat anti-Covid, raporton EO.
“Numri i rasteve aktive në komunën e Suharekës është 370 dhe ky numër kohen e fundit nuk është duke rënë. Prej tyre i kemi pasur 57 vdekje. Unë e kam një apel për qytetarët se virusi është ka rritet çdo ditë”.