Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka uruar të gjithë shtetasit amerikanë për “Ditën e Falenderimeve”, përmes Facebook-ut.
Postimi i plotë:
“Dita e Falenderimeve” është një traditë dhe një festë unike në Amerikë. Së bashku me familjen e miqtë ata shtrojnë një darkë të veçantë, ku tradicionalisht serviret si pjatë kryesore gjeli i detit. Dita e Falenderimeve” është edhe festa më familjare për amerikanët, kur brezat mblidhen për të shprehur falenderime për bekimet që u ka ofruar Zoti në jetën e tyre. Për familjet amerikane që jetojnë në Suharekë, kam urimet më të përzemërta. Poashtu edhe për Kryetarin e qytetit të Lilburnit z. Johnny Crist dhe gjithë qytetarët amerikanë. Thanksgiving is an American tradition of gathering with friends and family to give thanks to God for the harvest and all that we have in life. Happy Thanksgiving to my friend the mayor of Lilburn, Mr. Johnny Crist and all Americans on this special day”.