Muharremaj: Zvicra si shtet mik ka ndihmuar Kosovën e posaçërisht Suharekën

Suharekë | 11 Nën 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim Presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret.

Muharremaj ka thënë se Zvicra si shtet mik ka mbështetur Kosovën, e posaçërisht komunën e Suharekës, për të cilën gjë e ka falënderuar presidenten Moret.

Postimi i plotë i tij:

Sot, pata kënaqësinë që në emër të Komunës së Suharekës të pres delegacionin zviceran të kryesuar nga Presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran, Znj. Isabelle Moret.

Zvicra është një shtet mik i Kosovës, që ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në shumë fusha, e posaçërisht komunën tonë sidomos për sistemin e rrjetit të ujësjellësit në shumë fshatra.

Në prani edhe të ambasadorit zvicran Z. Thomas Kolly, kam theksuar gatishmërinë për bashkëpunim edhe në projektet e ardhshme.

Poashtu kemi vizituar edhe vendpunimin në Reqan, ku si projekt kemi qenë bashkëfinancues CDI – Qeveria Zvicerane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës.

Natyrisht në shenjë mirënjohje kemi shkëmbyer edhe dhurata modeste, duke shpresuar që bashkëpunimi do të vazhdoj edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme