Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë duke u bërë të gjitha angazhimet e mundshme për të ndihmuar të gjithë ata të cilët janë prekur nga vërshimet e ndodhura në këtë komunë.
Muharremaj theksoi për Klan Kosova se kanë vënë në dispozicion edhe palestrën sportive të qytetit për të strehuar banorët e ngelur pa objekte banimi për shkak të vërshimeve:
”Kemi marr komisionin për vlerësimin e dëmeve. Falënderoj FSK-në po ashtu për punën të cilën po e bënë”.
”Kemi kërkuar edhe ujë për pije për qytetarët të cilët vazhdimisht kishin kërkesa”.
”Këtë punë nuk mund ta sanojmë vetëm sot, kjo punë do të vazhdojë të sanohet edhe ditëve në vazhdim ku pritet të përfundohet deri në vikend”.
”Jemi në kontakt me ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë, pritet cdo gjë të ketë përfundim të mbarë”.
”Kemi në dispozicion palestrën sportive për të gjithë ata të cilët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre”.