Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar për siç ka thënë ai se ministri i jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca duhet të shkojë në kryeqytetet e atyre vendeve që po hezitojnë me trajtu aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë Muharremi e ka thënë pasi Konjufca është takuar me Riho Terras, raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, duke shtuar se PE ka qenë në anën e Kosovës me vite.
“Hipi aeroplanit dhe shko në kryeqytetet e atyre vendeve që, tash e sa vite, po hezitojnë me e trajtu aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Ata duhesh me i bind si ministër i Jashtëm që Kosova duhet të avnacoj, e jo eurodeputetët që tashmë e mbështesin Kosovën”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Glauk, sikur të ishte varur nga Riho Terras, Kosova sot jo vetëm që do ta kishte Statusin e Kandidatit, por mesiguri do të ishte duke negociu kapitujt e anëtarësimit.
Parlamenti Europian ka qenë në anën e Kosovës me vite, aty nuk ke çka me humbë kohë e me kërku “Statusin e Kandidatit për Anëtarësim në BE”.
Hipi aeroplanit dhe shko në kryeqytetet e atyre vendeve që, tash e sa vite, po hezitojnë me e trajtu aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Ata duhesh me i bind si ministër i Jashtëm që Kosova duhet të avnacoj, e jo eurodeputetët që tashmë e mbështesin Kosovën.
Po maspari përgatitu, se kur shkon atje ata kanë me të thënë “a e keni përfundu bllokadën insitucionale e paralizën e vendit tash e sa vite”… “pse po silleni ashtu me vendin e juaj?” E pastaj gjithashtu kanë me të thënë “qysh bre burrë na po ju japim ndihma me qindra miliona e jo një varg reformash nuk po i zbatoni që me i marrë qato mjete me përfitu e me avancu!”.
Me kërku nga Terrasin në Prishtinë dicka që nuk mvaret nga ai, nuk prodhon asnjë efekt praktik, por pak propagandë për partinë tende. Është humbje kohe. Situata aktuale e Kosovës dhe diplomacia rreth avancimit të Kosovës drejt BE-së kërkon veprime intenzive në terren, nëpër kryeqytetet të Vendeve Anëtare që po hezitojnë! Shkoj e flej në Bruksel, sna duhesh kurgjo në Prishtinë.
Ne tashmë jemi shumë vonë, kryesisht për shkak të aventurave politike, masave të BE-së ndaj Kosovës e bllokimit të ndihmave… por edhe për shkak të, sidomos, një diplomacie skandaloze që kemi pasur vitet e fundit.
Ti nuk duhesh me vazhdu atë rrugë.
Problemi duhet me u trajtu te koka, jo te bishti.