Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar kryeministr në detyrë Albin Kurti i cili sot ka qëndruar në Podujevë, ku mori pjesë në fushatën e korrje-shirjeve.
Muharremi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se do të ishte mirë që Qeveria t’i kryenin punët dhe obligimet me kohë duke iu referuar subvencioneve.
“Ato ndihma nevojiten në fillim të sezonës, që fermerët dhe bujqit të kenë resurse me punu, me i pagu punëtorët dhe me i ble plehrat e naftën. Apo ndoshta ju ato mjete. në vend se ti ipni për investime në bujqësi, i keni nda nga 100 euro para zgjedhjeve me fitu vota me shumë për vete?
Kur subvencionet nuk ipen me kohë por në vjeshtë apo dimër, rrezikojmë të dështojmë sezonën, të kemi më pak rendimet dhe cmimet në treg të jenë më të larta”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Mirë që paska dalë pak KM në detyrë nëpër ara me i pa fermerët e bujqit… por kishte qenë shumë më mirë sikur ai dhe qeveria t’i kishin kryer punët dhe obligimet me kohë dhe t’i kishin ndarë ndihmat/subvencionet vjetore për bujqit.
Tash jemi në korrik, edhe disa javë sezona përfundon, e ende qeveria nuk i ka ndarë ndihmat e rregullta vjetore.
Ato ndihma nevojiten në fillim të sezonës, që fermerët dhe bujqit të kenë resurse me punu, me i pagu punëtorët dhe me i ble plehrat e naftën. Apo ndoshta ju ato mjete. në vend se ti ipni për investime në bujqësi, i keni nda nga 100 euro para zgjedhjeve me fitu vota me shumë për vete?
Kur subvencionet nuk ipen me kohë por në vjeshtë apo dimër, rrezikojmë të dështojmë sezonën, të kemi më pak rendimet dhe cmimet në treg të jenë më të larta.
Në fund, ndihmat e bujqesisë munden me përfundu duke e paguar fermerët rrymën e shtrenjt gjatë dimrit e me shku tek xhepat e tregtarëve të rrymës.
Pra, asnjë cent nuk u është ndarë ende gjatë vitit 2026, e sezona thuajse po përfundon. As akciza dhe TVSH-ja e naftës nuk u hoqën kur nafta shkoi gati 2 euro për litër, pikërisht në kohën kur bujqit duhej të punonin intensivisht me makineri për me përgatitë tokën.
Mosdhënia e ndihmave, përfshi edhe mosuljen e kostos së naftës, ndikon drejtpërdrejt në rendimente. E rendimentet ndikojnë në çmimet në treg. Sa më shumë produkte vendore, aq më pak import, çmime më stabile dhe deficit më i ulët tregtar me jashtë.
Një punë e pati qeveria e tij, dhe atë nuk e bëri. Tash, lehtë është me ba foto