Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi të enjten në Skenderaj.
Muharremi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Sami Lushtaku bëri një gabim trashanik kur e sulmoi fizikisht zyrtarin e LVV-së në Skenderaj, por shtoi se LVV-ja ka punuar me vite për të provokuar një situatë të tillë.
Sipas Muharremit, tashmë kjo do të behët edhe temë kryesore e zgjedhjeve.
“Sami Lushtaku dje i ka bërë dhuratën më të mirë të mundshme Albin Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit. E tash ky i fundit e instrumentalizon jo vetëm Policinë Speciale, por krejt çka ka në dispozicion për ma i arritë qëllimet elektorale”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti e instrumentalizon Kushtetutën, e lëre më Policinë Speciale
Sami Lushtaku bëri një gabim trashanik kur e sulmoi fizikisht zyrtarin e LVV-së në Skenderaj. LVV-ja ka punuar me vite për të provokuar një situatë të tillë, ku sistematikisht e ka provokuar Lushtakun personalisht, por edhe familjen e tij. Një ka qenë qëllimi gjithmonë, që ai të veprojë sikur dje. E kjo tash do të bëhet tema kryesore e zgjedhjeve.
Ky rast do të zvarritet sikurse bllokada e vitit 2025, derisa të arrijnë qëllimin kulminant që PDK-ja dhe opozita të paraqiten si të dhunshme dhe të papranueshme. Që kjo parti të bëhet frikë, e jo mundësi për Kosovën. E kjo parti, dështoj ta menaxhoj dje situatën dhe ishte e heshtur. Në vend se ta denoj rastin dhe marr situatën nën kontrollë, ata nuk patën kurajo të menaxhojnë si duhet rastin dhe tani mund të paguajnë mosveprimin e tyre me vota se qytetari i Prishtinës e Prizrenit etj mund të i votoj më pak.
Sami Lushtaku dje i ka bërë dhuratën më të mirë të mundshme Albin Kurtit për zgjedhjet e 7 qershorit. E tash ky i fundit e instrumentalizon jo vetëm Policinë Speciale, por krejt çka ka në dispozicion për ma i arritë qëllimet elektorale.
Ende nuk kemi parë asgjë. Krejt keqqeverisja, krizat dhe skandalet e qeverisë do të tentohen të mbulohen me këtë rast.
Kjo çka ka ndodhur është fatkeqësi edhe për Kosovën, sepse dhuna dhe instrumentalizimi i shtetit do të bëhen tema kryesore, në vend të varfërisë, inflacionit, ekonomisë dhe krejt çkaje që i preokupon qytetarët.
Fushata dhe zgjedhjet e 7 qershorit filluan dhe përfunduan me një akt të vetëm. Humbësit do të jenë qytetarët e vendit dhe Kosova.