Muharremi: LVV po sulmon LDK-në, por dëshmia për ndikim elektoral mbetet e vështirë

Prishtinë | 19 Mar 2025 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar ankesën e VV-së për procesin zgjedhor duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po e sulmon LDK-në për shkak të ambicieve për mandate më të shumta.

Muharremi thekson se në qendrat e votimit në ambasada dhe votat me postë ka pasur ushtrim të ndikimit, por jo manipulime apo vjedhje të drejtpërdrejta. Sipas tij, për të dëshmuar ndikimin kërkohet një hetim kualitativ dhe i thellë, që është i vështirë të realizohet.

Sipas skenarit të ankesës së VV-së, kjo parti do të përfundonte me 152,424 vota, duke humbur një mandat dhe duke mbetur me 19 ulëse në Kuvend. Ndërkohë, LVV do të rritej në 49 mandate, ndërsa PDK nuk do të pësonte ndryshime.

Muharremi ka theksuar se mbetet të shihet nëse VV-ja ka paraqitur më shumë dëshmi në ankesën e saj sesa ato që janë bërë publike. 

Të ngjashme