Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se në takimin e kryeministrit Albin Kurti me Miroslav Lajçakun e Gabrel Escobarin është folur gjerë e gjatë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, Qeveria është dashur të tregojë për këtë çështje.
“Dje kur janë takuar Kryeministri me Escobar dhe Lajcak kanë biseduar gjerë e gjatë për asociacionin, lloj lloj modalitetesh e detajesh. Mirë kanë bërë, se ne duhemi me përfundu at kapitull më shpejt që me u fokusu në gjëra si ekonomia, shërbimet publike të arsimit e shëndetësisë. Nëse kemi fat, në mbrojtje dhe teknologji e ndërmarrësi. Shumë detaje janë diskutuar mbrëmë. Dmth jo vetëm që është pranuar asociacioni, por po flasim çfare, me cilat tesha e kpuca”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebok.