Opinionisti, Shenoll Muharremi, reagoi pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. “Qysh more nuk po jepni dorëheqje? Kjo është krejt normale. Aty i keni zëvendësat që vazhdojnë me punë derisa të formohet qeveria. Nuk është Albini, është Bislimi. Nuk është Albulena, po Vigani. Proces i zakonshëm është. Edhe i logjikshëm. Nuk […]
Muharremi: Qysh more nuk po jepni dorëheqje?

Opinionisti, Shenoll Muharremi, reagoi pas dështimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Qysh more nuk po jepni dorëheqje? Kjo është krejt normale. Aty i keni zëvendësat që vazhdojnë me punë derisa të formohet qeveria. Nuk është Albini, është Bislimi. Nuk është Albulena, po Vigani. Proces i zakonshëm është. Edhe i logjikshëm. Nuk mundesh me mbajtë vendin peng kështu. Ato pozita nuk janë me tapi. Jepni dorëheqje menjëherë dhe vendosni zëvendësit e juaj aty, se ky është rregulli. Ju jeni përgjegjës për zvarritjen prej këtij momenti”, shkroi në facebook Muharremi.











