Zëvendësministri i Infrastrukturës Hanefi Muharremi, priti në një takim përfaqësuesin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Ballkanin Matteo Rivellini.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BERZH-it, në realizimin e projekteve, të cilat janë vlerësuar si prioritet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri Muharremi e njoftoi Matteo Rivelinin me projektet, të cilat i ka hartuar Ministria e Infrastrukturës në infrastrukturën rrugore siç janë: ndërtimi i rrugës R.6.1 Prishtinë-Gjilan deri në kufirin me Serbinë.
Ndërtimi i segmentit Kijevë-Pejë të magjistrales Prishtinë-Pejë, si dhe disa projekte për zgjerimin e rrugëve në hyrje të qyteteve si: Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, si dhe ndërtimin e rrugës Pejë-Prizren.
Në këtë takim u bisedua edhe për formën e bashkëpunimit në realizimin e projektit për hekurudhat e Kosovës, konkretisht të linjës hekurudhore R.10, Hani i Elezit-Leshak, në gjatësi prej 102 kilometrash, si dhe rehabilitimin e rrjetit egzistues.