Nënkryetari i LDK-së Gazmend Muhaxheri tha se në LDK ende është duke i diskutuar votimi pro a po kundër për Vjosa Osmani.
Ai tha se këto ditë partia e tij duhet të del me një qëndrim.
“Po zhvillohet debat brenda LDK, debate nuk ka shterur, në këto ditë në vijim duhet me pas të qartë edhe pozicionin tonë. Qëndrimi i Osmanit na ka kushtuar në zgjedhjet e 14 shkurtit. Votat e LDK janë ndarë në gjysmë”, ka thënë në Debat Plus.