Analisti Artan Muhaxhiri ka komentuar “acarimin” e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se një gjë e tillë nga Qeveria po bëhet para zgjedhjeve.
“Sepse Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti janë duke u munduar me ruajt bërthamën e votuesve që janë më të ashpër, që janë më militantë, dhe pastaj fokusi është me atë bazë dhe ajo bazë mund të mbahet vetëm tentime të tilla. Pra vetëm me tentime që Kosova të paraqitet supersovran e cila mund t’i thotë jo Amerikës, BE-së e kështu më radhë. Këto elemente këto porosi kanë efekt shumë të madhe te ajo kategori e votuesve”, tha Muhaxhiri, në emisionin “Click” në RTV21 d
Sipas tij partia në pushtet po tenton që duke u përplasur me partnerët ndërkombëtarë të fitojë skenën e brendshme.
“Nuk ka asnjë racionalitet në për një qeveri e cila do te ketë sukses afatgjatë të bëjë kësi akte, të hyjë në konflikt me SHBA-në dhe BE-në”, deklaroi Muhaxhiri.