Muja i VV-së thotë se për dy vjet Trepça ka dyfishuar shitjet – Shala i thotë se gjithnjë po manipulon me statistika

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 14:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala kanë shkëmbyer akuza dhe kundër akuza sa i përket ndërmarrjes Trepça, raporton Ekonomia Online.

Muja ka thënë se pas dhjetë vjetëve vetëm në vitin e fundit kjo ndërmarrje ka arritur të zhvillohet.

“Ende vazhdon me rënduar në buxhetin e Kosovës po çka është e rëndësishme të hyrat nga plumbi dhe zinku tani ka mbërri në 3 milionë euro, kurse deri në fund të vitit parashikohen të arrihet deri në 17 milionë euro. Është dyfishim 100% rritje krahasuar me vitin 2020. Cilat janë arsyet e dyfishimit në shitje të ndërmarrjes Trepça”.

Por këtë konstatim të Mujës e ka kundërshtuar kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala.

Ai këto deklarime i ka quajtur gënjeshtar dhe manipulim.

“Çështja e Trustit të punëtorëve nuk ekziston nga periudhat e kaluara. Manipulimet me shifër të rentës sepse Trepça nga hyrja në fuqi e Ligjit për Trepçën nuk ka obligime sepse obligimet i kalojnë AKP-së. Mos manipuloni ka ligj ka rregulla. E kemi pas obligim me vizituar Trepçën dhe rishikuar Ligjin për Trepçën”.

“Është kërkesë e Trepçës rishikimi i ligjit. Kërkesa ime është të bashkërendojmë hapa jo të bëjmë politik. Është premtuar të mbështet dhe hajdi ta bëjmë sepse ka rritje të buxhetit 2.5 miliardë euro. Jam shumë i hapur të ndihmojmë në këtë proces dhe t’i lëni gënjeshtrat e manipulimet”.

Këto komente ata i bën gjatë raportimit të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, në Komisionin për Ekonomi.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme