Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, znj. Heleni Vakali, me të cilën diskutoi mbi avancimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit për media Muja theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit bilateral, duke vënë në pah potencialin për zhvillim të mëtejmë në fushën ekonomike, rritjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm strategjikë të bujqësisë.
Nga ana e saj, znj. Vakali shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Gjatë këtij takimi palët diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha si bujqësia, zhvillimi rural dhe investimet në sektorë të ndryshëm, me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike dhe forcimit të lidhjeve institucionale.