Muja: Unë bëra “vepër humane” e jo vepër penale

Prizren | 18 Maj 2017 | 08:09 | Nga

Ramadan Muja po beson se ka kryer “vepër humane” e jo penale, në momentin kur ka dhënë në shfrytëzim tokën që ishte nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe kur ka dhënë në shfrytëzim pa pagesë tokën e Komunës pa përfillur procedurat ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk ka pasur vepër penale, por vepër humane, sepse me nënshkrimin e atyre kontratave sot punojnë 110 punëtorë në Fabrikën e Çokollatës dhe 82 mësimdhënës në shkollën ‘Gylistan’ në Prizren”, ka thënë ai, të mërkurën, para Gjykatës së Apelit.

Muja, i cili është kryetar i Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, së bashku edhe me katër të akuzuarit e tjerë po përballen me drejtësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata i kanë kërkuar Gjykatës që t`i shpallë të pafajshëm ose ta kthejë rastin në rigjykim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme