Ligjëruesi i Universitetit Ludwig – Meaxmilians në Mynih, Abit Hoxha, është shprehur se në sferën ndërkombëtare, Kosova shikohet si një shtet që lufton terrorizmin.
Ai në një intervistë në Ballë për Ballë në Klan Kosova, ka potencuar që terrorizmi global është kërcënim edhe për Kosovën.
“Asnjë vend nuk është imun nga terrorizmi global. Një prej çështjeve që Kosova ka demonstruar në rrafshin global është arrestimi i disa personave, siç është në rastin e ndeshjes së futbollit në Shkodër që ka pasur një ndikim në mediet ndërkombëtare dhe përmirësimit në thonjëza të konceptit që në Kosovë u bë shumë i popullarizuar siç është mbrojtja e imazhit”.
Sipas Hoxhës, Kosova ndonëse ka rrezik nga terrorizmi ka kapacitet për ta luftuar atë.
“Ka kapacitete ta luftoj ekstremizmin e dhunshëm me sektorin e vet të sigurisë. Unë besoj që ka siguri të mjaftueshme. Unë jam ithtar i sigurisë, siguria e Kosovës dhe merita i takon qytetarëve të Kosovës. Kosova është mjaft e sigurt sa i përket krimeve të vogla, sa i përket terrorizmit ndërkombëtar Kosova ende nuk ka pasur raste të konfirmuara”.