Mund të ketë armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës për evakuimin e civilëve

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve mes Kievit dhe Moskës, ku pritet të ketë një armëpushim të përkohshëm gjatë evakuimit të civilëve ukrainas nga qytetet dhe fshatrat ku po luftohet.

Pas bisedimeve të paqes midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas, të dy palët kanë rënë dakord të ofrojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve, shkruan Sky News.

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte, pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse ,por kjo, sipas tyre, mund të sjell një hap pozitiv.

Negociatorët rusë kanë konfirmuar gjithashtu se të dyja palët kanë rënë dakord të mbështesin korridoret humanitare dhe mundësinë e një armëpushimi rreth atyre zonave.

Ata shtuan se Rusia mendon se bisedimet kanë çuar në përparim thelbësor.

Zyrtarët kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një rund të tretë bisedimesh.

Të ngjashme