Mungesa e reformës mund t’u hapë rrugë manipulimeve në zgjedhje

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht prej përpjekjeve disavjeçare, ende nuk është arritur të përfundohetprocesi i reformës zgjedhore. Prandaj edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen sipas legjislacionit aktual. Për mangësitë që do t’i sjellëmungesa e reformës zgjedhore, të hënën kanë folur analistët politikë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë për gazetën “Epoka e re” se qëllimisht reforma është bllokuar tash e sa vite nga subjektet politike. Ai ka thënë se mungesa e kësaj reforme mund t’u hapë rrugë manipulimeve nëprocesin zgjedhor. “Po të ishin të interesuara partitë politike atëherë reforma do të ishte kryer, mirëpo po duket se mungon vullneti politik dhe për këtë shkak qytetarët janë duke e vuajtur mungesën e reformës zgjedhore sepse vota e tyre në shumë raste nuk është se shkon në vendin e duhur, në kuptimin se nuk mund tësigurohet se ajo do të vlerësohet ashtu si duhet vlerësuar. Reforma zgjedhore është bllokuar nga partitë politike dhe kjo përkthehet në atë se ata janë të interesuar të vazhdojnë me të njëjtën logjikë që mund t’u hapë rrugë edhe manipulimeve të ndryshme në zgjedhje, por njëkohësisht edhe zvarritjeve të krijimit të koalicioneve qeveritare”, ka deklaruar Mushkolaj.

Pavarësisht prej krijimit të koalicioneve parazgjedhore,ai ka thënë se mungesa e reformës mund të prodhojëedhe kriza politike pas zgjedhjeve. “Kësaj radhe gjërat do të jenë pak më të qarta në kuptimin se, megjithatë,po portretizohen diku katër grupe politike. Edhe logjika është që dy grupe ta krijojnë koalicionin dhe dy të tjera të mbesin në opozitë. Megjithatë, kjo nuk është faregarancie se prapë nuk do të ketë probleme pas zgjedhjeve, sidomos nëse hyn në lojë presioni ndërkombëtar për përfshirjen ose jo të ndonjë partie tëcaktuar në koalicion për ‘interesa madhore të Kosovës’ qysh zakonisht ndodhë”, është shprehur Mushkolaj, duke shtuar se nuk ishte dashur të ketë zvarritje sikur herëve të kaluara për shkak se Gjykata Kushtetuese mekohë e ka bërë me dije mënyrën e krijimit tëinstitucioneve. “Në anën tjetër, koalicionet e hershme në një farë forme po ma krijojnë përshtypjen se mund të ketë më shumë qartësi duke i ravizuar katër grupe politike kryesore që pastaj edhe gara që e bëjnë të jetëmë e qartë dhe kjo nënkupton se edhe rezultati final do të jetë më i qartë”, ka theksuar ai.

Edhe Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) ka thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk ka vullnet politik për të përfunduar reforma zgjedhore.“Ndonëse qysh në vitin 2011 ka pasur tendenca tëfillojë një reformë zgjedhore, ende nuk ka asgjë konkrete meqenëse nuk ka vullnet të subjekteve politike për mënyrën se si të bëhet kjo reformë. Sidomos çështja e zonave zgjedhore dhe çështjet e tjera ende nuk kanë arritur të adresohen dhe trajtohen nga subjektet politike. Në anën tjetër, në mënyrë që tëlehtësohet edhe mënyra se si bëhen koalicionet dhe ndarja e pozitave më pas, jodomosdoshmërisht duhet tëkryhet reforma zgjedhore. Një pikënisje e mirë do tëishte edhe Ligji për Qeverinë i cili do ta specifikonte madhësinë e qeverisë dhe në këtë mënyrë edhe subjektet politike do ta dinin qysh në fillim se sa poste mund t’i ndajnë”, ka deklaruar Murati, duke shtuar se edhe me Ligjin për financimin e subjekteve politike do të mund të rregulloheshin disa çështje të cilat kryesisht do të kishin të bënin me transparencën e financave politike, mënyrën e shpenzimeve, fushatën politike dhe pastaj me një reformë të mirëfilltë për zonat zgjedhore, pastrimin e listave të votueseve e kështu me radhë.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje pa reformë zgjedhore pa dyshim se i ka mangësitë e veta.“Manipulimet në zgjedhje ndërlidhen edhe me këto ligjet që i përmenda, sidomos me Ligjin për financimin e subjekteve politike. Shkuarja në zgjedhje pa reformëzgjedhore pa dyshim se i ka mangësitë e veta të cilat do të evitoheshin në masë të madhe nëse do tëpërfundohej reforma”, ka theksuar Murati. Sipas tij, kriza politike është duke ndodhur për shkak kryesisht të disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Ato janë norma kushtetuese dhe faktikisht janë edhe mëproblematike edhe të trajtohen. Këto janë çështje tëcilat nuk mund të zgjidhen vetëm me ligje të caktuara, por duhet të ketë rishikim të mirëfilltë të dispozitave kushtetuese, të rregullores së punës së Kuvendit nëmënyrë që të garantohet se nuk do të ketë kriza dhe as nuk do të ketë kalkulime të mëdha politike që do ta dëmtonin edhe krijimin e institucioneve të reja dhe do ta prolongonin këtë proces edhe më tepër”, ka thënë Murati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme