Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të një problemi në rrjet, disa zona në Prishtinë janë pa furnizim me ujë.
Bëhet fjalë për zona të cilat gjenden kryesisht në lagjen Mati 1. Komuna e Prishtinës thotë se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur.Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” premton se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.